Është luajtur ditën e sotme miqësorja mes Shkumbinit dhe Lushnjes. Takimi I luajtur në Peqini është mbyllur në barazim 1-1 me skuadrën vendase që ka qenë më dominuese në fushë. Ramazani shënon golin e parë në minutën e 18-të, ndërsa Lushnja barazon në pjesën e dytë pasi Shkumbini kishte nxjerrë nga loja të gjithë titullarët.
Lagunarët tregojnë se kanë ende probleme në këtë fillim sezoni dhe largimet e shumta kanë filluar të bëjnë efekt. Ajo që bie në sy në këtë takim është edhe numri i lartë I tifozëve që ishin të pranishëm në stadium edhe pse nuk lejohen nga Qeveria për shkak të pandemisë së Covid-19.