Trajneri dhe specialisti i futbollit, Redi Jupi deklaroi në emisionin “Procesi Sportiv” të Top Channel se fakti që klubet nuk janë të interesuara të kenë tifozë në stadium dhe të jenë të bashkuar e bën më të lehtë ndëshkimin nga Komisioni i Disiplinës për skuadrat e kampionatit tonë për të luajtur pa tifozë.
“Është pjesa e sistemit dhe modelit ekonomik që na çon këtu. Klubet nuk insistojnë për stadiumet dhe tifozët. Klubet reduktohen në një diçka shumë të vogël. Nuk kanë shtysë. Klubet i kanë nën kontroll tifozët. Tifozët tani janë shkëputur nga klubet. Institucioni i ndëshkon lehtësisht se klubet dhe tifozët nuk janë bllok.
Ndeshja Partizani-Kukësi humbi shumë nga mungesa e tifozëve. Tifozët sjellin të ardhura. Klubet të jenë më të interesuara për tifozët. Nuk mund të dënosh kaq kollaj. Duhet të gjenden mënyra identifikimi të fajtorëve për të shmangur dënimin kolektiv.
Partizani është e vetmja skuadër që ka sjellë shumë tifozë në ndeshje. Tani klubet kanë rëndë dakord me njëri-tjetrin për të mos u dënuar më me ndeshje pa tifozë”, u shpreh Jupi.