Mentor Mazrekaj është përfolur ditën e sotme për një rikthim të tij te skuadra e kuqe. I kontaktuar nga newsport.al, zëdhënësi i klubit Olsi Ranxhi ka bërë me dije që mesfushori kosovar nuk është bashkuar akoma me skuadrën pasi po kryen një stërvitje individuale. Ranxhi ka deklaruar që Mazrekaj do t’i bashkohet grupit kur të jetë i gatshëm për në fushën e lojës.
” Mentor Mazrekaj nuk është bashkuar me grupin, pasi po zhvillon stërvitje individuale. Lojtari do të bashkohet me skuadrën sapo të jetë gati për në fushën e lojës“, deklaron zëdhënësi i klubit të kuq.
Kujtojmë që Mentor Mazrekaj ka disa muaj larg Partizanit, që pas dëmtimit në kavilje. Së fundmi mesfushori kosovar pritet të rikthehet në skuadrën e kuqe.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.