Meti Useini është një nga lojtarët e larguar nga Flamurtari në merkaton e verës për shkak të rrogave të padhëna. Ish-mbrojtësi i djathtë duket se e mban gjithmonë mendjen në kampionatin shqiptar, konkretisht te ecuria e ekipit vlonjat. Në golin e postuar nga Emiliano Musta, i cili ndëshkoi për herë të dytë Kukësin, ka komentuar pikërisht Useini.
Siç duket ai dhe Musta ka një miqësi të mirë me njëri-tjetrin, teksa shkëmbejnë batuta në rrjetet sociale. “S’pyet kush a ka erë? Jo X, Jo leva, ec aty, 3 pikë”, përfundon ish-lojtari i kuqezinjve. Kujtojmë që Flamurtari luajti dje kundër Kukësit dhe arriti të fitonte me rezultatin 2-1 kundër verilindorëve të drejtuar nga trajneri Ernest Gjoka.