Ylber Ramadani do të jetë pjesë e Kombëtares shqiptare për ndeshjet e shtatorit e tetorit, përballë Bjellorusisë, San Marinos dhe Filanndës në Nations League. Mesfushori 30-vjeçar ka marrë ftesën nga Rolando Maran.
Edhe pse lista nuk është publikuar ende, është klubi i Superligës turke, Çorum FK, i cili ka njoftuar se Ramadani është ftuar nga Kombëtarja shqiptare. Kështu, mesfushori bëhet i ftuar i parë “zyrtar”.
Vlen të theksohet se futbollisti në fjalë, është pikë kyçe për ekipin tonë kombëtar. Ramadani ka luajtur 50 ndeshje me Shqipërinë, duke gjetur edhe 1 herë rrugën e rrjetës.
Shqipëri – Bjellorusi / 26 shtator
San Marino – Shqipëri / 29 shtator
Finlandë – Shqipëri / 3 tetor
Shqipëri – San Marino / 6 tetor






