Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

VIDEO/ Nga goli i Manajt te gafat e Berishës dhe Sherrit, “4-ta e pabesë” që i “prishi” ndeshjen Kombëtares në Finlandë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Nga goli i Manajt te gafat e Berishës dhe Sherrit, “4-ta e
Finlandë - Shqipëri

Teksa po luhet pjesa e dytë e ndeshjes Finlandë – Shqipëri, e “gozhduar” në shifrat 2 – 1, Kombëtarja e drejtuar nga Rolando Maran po rezulton e pafat. Shifra “4” po rezulton e “pabesë”.

Fillimisht, në minutën e 4-të, Rey Manaj zhbllokoi shifrat dhe hapi “llogaritë” e ndeshjes. Brenda 4 minutash, nga 22 deri në 26, Shqipëria u ndëshkua me karton të kuq, me "antagonist" portierin Etrit Berisha dhe më pas erdhi gafa e Alen Sherrit në golin e pësuar.

Në “letër”, Finlanda konsiderohet rivali i kuqezinjve në Ligën C, Grupi 1, për sa i takon kreut.

4' - Goli i Manajt

22' - Karton i kuq nga Etrit Berisha

26' - Gaga e Alen Sherrit

Poll

Lexo gjithashtu