Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

VIDEO/ "E prerë, penallti!” Gjiganti botëror “plas SKANDALIN” me vendimin e arbitrit për 11-metërshin e mohuar të Shqipërisë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ "E prerë, penallti!” Gjiganti botëror “plas
Finlandë - Shqipëri

Kombëtarja shqiptare u mposht padrejtësisht dhe rezultoi e pafat në takimin e djeshëm kundër Finlandës në transfertë, e përfunduar 2 – 1 për nordikët.

Rasti më i diskutueshëm, aty ku u ngritën mjaft polemika, përkoi me minutën e 79-të, ku finlandezi Adam Markhiev rrëzoi brenda zonës Myrto Uzunin.

Vetëm se arbitri Hennessy nuk e akordoi penalltinë, por e ndëshkoi me karton të verdhë sulmuesin beratas, për arsye simulimi.
Pas komunikimit me VAR-in, u mor vendimi për pozicion jashtë loje.

Në kushte të tilla, i kemi dërguar videon gjigantit botëror “ChatGPT”, për të dhënë një shpjegim konkret në lidhje me episodin e mësipërm dhe përgjigjja është: “Po, për mua është penallti. Duke e parë edhe një herë episodin, do të jepja penallti për Uzunin.

Kontakti i mbrojtësit me Uzunin është, në vlerësimin tim, i mjaftueshëm për ta rrëzuar dhe nuk më bind si simulim.

Edhe fakti që arbitri e ndëshkoi Uzunin për simulim, ndërsa VAR-i e kontrolloi episodin, e bën vendimin veçanërisht të diskutueshëm. Vlerësimi im i prerë: Penallti.”

VIDEO/ "E prerë, penallti!” Gjiganti botëror “plas
Përgjigjja e "ChatGPT"

Kontakti ndaj Myrto Uzunit brenda zonës

Poll

Lexo gjithashtu