Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Vendimet e arbitrit na penalizuan”, Rolando Maran nuk i del e keqja me gjykimin: E pashpjegueshme

Shkruar nga NEWSPORT
“Vendimet e arbitrit na penalizuan”, Rolando Maran nuk i del e keqja
Rolando Maran

Kombëtarja e Shqipërisë nuk ia doli të marrë pikë në transfertë kundër Finlandës, e humbur 1 – 2 nga kuqezinjtë, ndeshje e vlefshme për Ligën C në Ligën e Kombeve. Pas përballjes, foli në zonën e prononcimeve trajneri Rolando Maran:

"Patjetër që meritonim rezultat pozitiv. E meritonim edhe fitoren, pavarësisht se ishim edhe me 10 lojtarë. Skuadra ka luftuar për të bërë aksione dhe për të bërë diçka. Jemi penalizuar.

Sigurisht që duhet të përmirësohemi dhe ta rinisim nga fillimi. Na kanë penalizuar disa vendime arbitrare, janë të pashpjegueshme. Falëndëroj tifozët që na kanë mbështetur edhe këtu në Finlandë.

Kemi bërë ndeshje shumë të mire. Për zëvendësimin e Hoxhës, ka të bëjë se Manaj na duhej, mund të shfrytëzonim edhe hapësirat e Muçit. Ishim të penalizuar për të bërë ndërrime të tilla, pra zvëndësimi i Hoxhës, pas kartonit të kuq”. 

Poll

Lexo gjithashtu