Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Unë shikoj gjithmonë portierin”, Asllani tregon “sekretin” te penalltitë: Problemi ynë në këtë ndeshje ishte…

Shkruar nga NEWSPORT
“Unë shikoj gjithmonë portierin”, Asllani tregon
Kristjan Asllani

Pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri – San Marino, e përfunduar 2–1 për kuqezinjtë, e vlefshme për Ligën e Kombeve, ka folur para mediave Kristjan Asllani.

“Nuk e di pse kaq e vështirë. Kur nuk i mbyll ndeshjet, është problem i madh. Ndoshta ne mesfushorët nuk po bënim shumë presing. Kishim distanca të gjata. Morëm këto 3 pikë dhe të ecim përpara. Ne kemi bërë atë që na kërkoi trajneri.

Problemi ynë është kur ne mesfushorët nuk e prekim topin dhe duhet ta marrim te mbrojtësit. Tani futbolli është bërë shumë i vështirë. Në Finlandë bëmë 25 minuta shumë të mira dhe më pas erdhi goli i pësuar.

Kur shkova te penalltia, ishte një deja-vu. Si te ndeshja Lecce – Torino. Unë shikoj gjithmonë portierin. Është një cilësi e mirë. Tani e kuptuam se çfarë do trajneri, pra idetë që ai do të aplikojë", u shpreh Asllani.

 

Lexo gjithashtu