Kombëtarja shqiptare do të luajë në shtator dhe tetor katër ndeshje të vlefshme për Nations League. Ndërsa trajneri Rolando Maran, ka nisur të projektojë edhe listën e mundshme.
Mirëpo, për kuqezinjtë do të ketë një mungesë tepër të rëndësishme. Sipas “Top Channel”, Thomas Strakosha e ka humbur këtë grumbullim me Kombëtaren, duke munguar në katër ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Një goditje e rëndë për kuqezinjtë, të cilët duhet të bëjnë pa gardianin e tyre kryesor. Tashmë duhet të shihet nëse do të jetë Alen Sherri titullar, apo ndonjë nga portierët e Superiores, mes Mario Dajsinanit apo Pano Qirkos.
NDESHJET E KOMBËTARES:
26 shtator / Shqipëri–Bjellorusi
29 shtator / San Marino–Shqipëri
3 tetor / Finlandë–Shqipëri
6 tetor / Shqipëri–San Marino






