Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Probleme fizike për titullarin dhe rikthim i papritur, lëvizje befasuese te kuqezinjtë

Shkruar nga NEWSPORT
Probleme fizike për titullarin dhe rikthim i papritur, lëvizje
Kombëtarja

Mbrëmjen e nesërme, prej orës 20:45, do të luhet ndeshja Shqipëri – San Marino, në kuadër të Ligës së Kombeve, Liga C. Kuqezinjtë e drejtuar nga Rolando Maran e kanë “detyrim” fitoren ndaj rivalit modest, çka do t’i afronte me objektivin, vendin e parë në Ligën C, Grupi 1.

Në informacionet e fundit që po qarkullojnë në media, bëhet e ditur se mbrojtësi Ardian Ismajli vuan nga shqetësime fizike dhe është stërvitur i diferencuar. Mbetet për t’u parë nëse do të jetë në fushë nga minuta e parë apo do ta nisë nga stoli përballjen me San Marinon.

Po ashtu, trajneri Maran ka vendosur të rikthejë në Kombëtare mesfushorin Feta Fetai, pasi kishte vendosur ta kalonte te Shqipëria U21. Portieri Alen Sherri nuk është evidentuar fare në stërvitje për shkak të problemeve fizike, ndërsa në portë pritet të jetë Mario Dajsinani.

Lexo gjithashtu