Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Nuk kam fjalë për sot, ishim shumë dobët”, Berat Gjimshiti “shkund” Shqipërinë pas fitores së “beftë”: Humbëm shumë topa

Shkruar nga NEWSPORT
“Nuk kam fjalë për sot, ishim shumë dobët”,
Berat Gjimshiti

Pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri – San Marino, e përfunduar 2–1 për kuqezinjtë, e vlefshme për Ligën e Kombeve, ka folur para mediave Berat Gjimshiti. 

“Në karrierën time, vështirë të kem pasur ndeshje të tillë. Mësimet janë që duhet të luajmë si skuadër. Te suksesi i ekipit, ke sukses edhe individualisht. Me vepra mund të kisha bërë edhe unë që të kisha ikur përpara. Besoj, siç e thashë edhe më herët, duhet të marrim shumë mësime nga kjo ndeshje.

20 minutat e para bëmë mirë, pastaj luajtëm dobët. U duk që çdo lojtar i jonë duhet të bënte gol, por duhet të luajmë bashkë. Ka shumë gjëra për të përmirësuar.

Çfarë nuk shkoi? Përqendrimi. Merr gol nga të gjitha ekipet. Duhet të përqendrohesh 100% në çdo ndeshje. Edhe topat e dobët kemi humbur shumë. Ata ishin më agresivë. Ndonjëherë më duket sikur ata kishin më shumë kualitet se ne.

Nuk kam fjalë për sot. Të gjitha ndikuan sot. Nëse nuk punojmë me këmbët, duhet të punojmë me kokën. Këtë e kam mësuar nga trajnerët që kam punuar. Mentaliteti është kryesori", fjalët e Gjimshitit.  

 

Lexo gjithashtu