Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Nuk duhet të nënvlerësojmë asnjë rival”, Mirlind Daku tregon pse e mori topin te penalltia e Asllanit

Shkruar nga NEWSPORT
“Nuk duhet të nënvlerësojmë asnjë rival”,
Mirlind Daku

Pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri – San Marino, e përfunduar 2–1 për kuqezinjtë, e vlefshme për Ligën e Kombeve, ka folur para mediave Mirlind Daku.

“Është një ndeshje që ne duhet të mësojmë që të mos nënvlerësojmë asnjë rival. Gjithë ekipi duhet të përqendrohet maksimalisht.

Marrja e topit për penalltinë? E bëra për t’i hutuar ekipin rival, që mos t’i flisnin Asllanit. Me Manajn është gjithmonë lehtë. Thjesht duhet pak kohë të luajmë së bashku.

Secili ka shansin e vet. Shyqyr që fituam. Në momentin që gjuajta, lojtari rival ma bllokoi. Edhe marrja e topit nuk ishte më e mira", u shpreh Daku.

Lexo gjithashtu