Shqipëria do të zbresë sonte në fushë për të zhvilluar ndeshjen me San Marinon, i vlefshëm për raundin e katërt të grupit 1 të Ligës së Kombeve, ora 20:45 në “Air Albania”.
Gazetari sportiv, Gentjan Alinani, ka ndarë përmes postimit në profilin e tij, idetë e trajnerit Rolando Maran mbi formacionin e mundshëm me të cilin mund të luajë që nga minuta e parë Kombëtarja jonë.
Në portë vendoset Mario Dajsinani, i cili u konfirmua nga trajneri Maran që në konferencën për shtyp ditën e djeshme, në mungesë të Sherrit të dëmtuar dhe Berishës së pezulluar.
Linja e prapavijës përbëhet nga Mitaj, Gjimshiti dhe Kumbulla, me këtë të fundit që mund të zëvendësojë Ismajlin në dyshime. Më të avancuar do të jenë Pilo dhe Hysaj. Pjesa tjetër e rreshtimit është po e njëjta si me Finlandën, Asllani dhe Ramadani në “zemër” të mesfushës, ndërsa në sulm, Hoxha dhe Muçi vihen në mbështetje të Manajt.
FORMACIONI I MUNDSHËM:
Dajsinani; Mitaj, Gjimshiti, Kumbulla, Mitaj, Asllani, Ramadani, Hysaj, Hoxha, Muçi, Manaj.






