E shtuna i përket Kombëtares dhe misionit për kreun. Skuadra jonë kuqezi i drejtohet sonte Helsinkit për të zhvilluar të nesërmen përballjen me Finlandën, ndeshje e përcaktuar për t’u zhvilluar në “Olympic”, prej orës 20:45.
6 pikë në dy ndeshjet e para kanë rritur optimizmin në radhët e kuqezinjve, të cilët duan të “hipotekojnë” vendin e parë për të rritur akoma dhe më shumë shanset e ngjitjes në Ligën B. Grupi paraqitet i plotë, me përjashtim të Luis Hasës, për të cilin u njoftua gjendja shëndetësore.
Në anën tjetër, rikthimi i Klisman Cakes, mund të konsiderohet lajm pozitiv për trajnerin Rolando Maran që ta konsiderojë për këtë takim. Në vija të përgjithshme, e gjithë skuadra rezulton të jetë e gatshme dhe në formë për të shkaktuar “dëme” në tokën mike, aty ku mungon fitorja prej shumë vitesh.






