Kombëtarja shqiptare doli pa pikë në Helsinki përballë Finlandës, duke humbur 1 – 2. Ndonëse kuqezinjtë e drejtuar nga Rolando Maran kaluan në avantazh me Manajn, nuk ia dolën të mbronin fitoren, pasi gabimi i rëndë i Etrit Berishës prishi gjithçka.
Në lidhje me këtë episod ka folur edhe gazetarja sportive, Ilda Bejleri, madje duke dhënë deklaratën e fortë: “Për të ardhur shumë keq, sepse e nisëm shumë mirë ndeshjen. Ishim një skuadër shumë kompakte. E shkurtër dhe e saktë.
Arritëm të shënonim edhe golin. Dy gabimet e Berishës e rikthyen në lojë Finlandën. Deri në atë moment, rivali nuk është se kishte bërë ndonjë gjë të madhe.
Finlanda, me një lojtar më shumë se ne, e pati më të thjeshtë për të na mposhtur dhe për të arritur këtë rezultat shumë të mirë për ta. Për t’u rikthyer te portieri Berisha, nuk bëri një gabim, por dy, për të thënë të vërtetën. Mendoj se karrierë e Berishës…
Në lidhje me Berishën, dukej pak e çuditshme zgjedhja e trajnerit. Mund të jetë rrezik, ndoshta mund ta ketë mbyllur karrierën me Kombëtaren.”






