Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Ndeshja e Kombëtares përballë Bjellorusisë, FSHF jep njoftimin e rëndësishëm për biletat

Shkruar nga NEWSPORT
Ndeshja e Kombëtares përballë Bjellorusisë, FSHF jep
Kombëtarja shqiptare

Biletat për dy ndeshjet e Kombëtares shqiptare në “Air Albania”, ndaj Bjellorusisë më 26 shtator dhe San Marinos më 6 tetor, tashmë mund të blihen edhe fizikisht pranë pikës së shitjes në stadiumin “Air Albania”.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se, përveç shitjes ONLINE në platformën ebileta.al, nga dita e sotme tifozët mund të blejnë biletat edhe pranë pikës fizike të shitjes në stadium.

Kjo mundësi u vjen në ndihmë të gjithë tifozëve që preferojnë ta kryejnë procesin e blerjes fizikisht, ndërsa shitja online vijon të jetë aktive në platformën zyrtare. Biletaria fizike do të jetë e hapur çdo ditë, në fashat orare 10:00–14:00 dhe 16:00–20:00.

Poll

Lexo gjithashtu