Ndryshe nga sa u parashikua në “letër”, San Marino rezultoi “kockë” shumë e vështirë për t’u “thyer” nga Shqipëria, Liga e Kombeve.
Edhe pse kuqezinjtë e drejtuar nga Rolando Maran gjetën golin që në minutën e 11-të me Kristjan Asllanin, nuk arritën të “vrisnin” ndeshjen.
Në pjesën e dytë, konkretisht në minutën e 66-të, Lazzari befasoi me barazimin e sfidës, duke krijuar gjendje “shoku” te Kombëtarja.
Vetëm në minutën e 90+3’, pas prekjes me dorë në zonë nga lojtari i San Marinos dhe rishikimit në VAR, Asllani shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Në 4 ndeshje të Ligës C, Grupi 1, Shqipëria merr kreun me 9 pikë, e ndjekur nga Bjellorusia dhe Finlanda në kuotën e 7 pikëve.
Shqipëri 2 – 1 San Marino (Asllani 11', 90+3'/ Lazzari 66')
90+5' - Përfundon ndeshja.
90+3’ VAR-i akordon penallti për Shqipërinë, pas prekjes me dorë në zonë, Asllani i saktë në ekzekutim.
83’ Mirlind Daku e pati të gjithë hapsirën për të shënuar nga brenda zonës, por u vonua.
66' - Lazzari barazon ndeshjen, shënon San Marino.
46' - Nis fraksioni i dytë i lojës.
45+' - Mbyllet pjesa e parë.
45’ - Gabim nga mbrojtja në koordinim, Dajsinani shpëton golin nga San Marino.
41’ Goditje e dobët nga Juljan Shehu, humb shpejtësinë pas “rrokadës” me Manaj
23’ - Goditje ekzemplare nga Rey Manaj, por ndalet nga portieri në limite.
11’ - Eurogol nga Kristjan Asllani, Shqipëri merr kryesimin.
5’ - Asllani shfrytëzon krosimin nga linja, por goditja e tij me kokë shkon shumë pranë portës.
1’ - Shkelmohet topi i parë në ndeshjen Shqipëri – San Marino, Liga e Kombeve.
FORMACIONET ZYRTARE:






