Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Zyrtarizimi “çështje kohe”, Mirlind Daku kalon vizitat mjekësore dhe “pikas” numrin e fanelës te Spartaku i Moskës

Shkruar nga NEWSPORT
Zyrtarizimi “çështje kohe”, Mirlind Daku kalon vizitat
Mirlind Daku

Numërimi mbrapsht ka nisur për Mirlind Dakun i cili shumë shpejt do të zyrtarizohet tek Spartaku i Moskës. Sulmuesi shqiptar ka kaluar tashmë me sukses testet mjekësore, ndërsa ka zgjedhur po ashtu se çfarë numri do të mbajë në fanellë tek ekipi i tij i ri.

Në një raportim të fundit nga mediat ruse, shkruhet se Daku do të veshë fanellën me numrin 19. Sa i takon kontratës, ajo do të jetë shumë fitimprurëse për 28-vjeçarin, i cili do të përfitojë plot 4 milionë euro në sezon.

Kujtojmë se Spartaku i Moskës ekzekutoi klauzolën e blerjes së Dakut për 11 milionë euro, duke ia marrë kështu Rubin Kazan.

Poll

Lexo gjithashtu