Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

ZYRTARE/ Vlen 300 mijë euro dhe ka luajtur me Kombëtaren, sulmuesi prezantohet tek klubi në pronësi të Daniele De Rossit

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Vlen 300 mijë euro dhe ka luajtur me Kombëtaren, sulmuesi
Foto ilustruese/ Kombetarja U-19

Frederik Tosku është futbollisti i ri i Ostiamare. Sulmuesi shqiptar u prezantua te ekipi që militon në ligën e katërt të futbollit italian, Serie D.

20-vjeçari ka kaluar me formulën e huazimit të “thatë” dhe në përfundim të këtij sezoni do të rikthehet te Cesena. Vlen të theksohet se Ostiamare është klub në pronësi të legjendës së Romës, Daniele De Rossi, aktualisht trajner i Genoas. Ndërsa, kartoni i tij sipas "Transfermarkt" kap 300 mijë eurot. 

Sa i takon prezencave në fushë, Trosku numëron gjithsej 94 prezenca me Cesena Primavera dhe ka shënuar 24 gola dhe ka kontribuar me 8 asiste. 20-vjeçari është aktivizuar edhe tek Kombëtarja shqiptare e moshave U-19, ku në 14 paraqitje i shënoi 3 gola. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

Poll

Lexo gjithashtu