Angelo Tafas
Portieri Angelo Tafas është bërë me ekip të ri. Pasi mbylli kapitullin me Tiranën, 26-vjeçari është prezantuar te Boluspor, Liga e Parë në Turqi.
Tafas e ka nisur rrugëtimin profesional te akademia e AEK-ut të Athinës, por që nuk mundi të “çante” dot te ekipi i parë. Vijoi për disa vite ne Greqi te Loutraki, APO Keratsini, Ionikos Nikea, derisa u kthye në Shqipëri.
Kukësi, Teuta dhe së fundmi Tirana, ishin ekipet që “gardiani” Angelo Tafas shtoi në “CV”-në e tij, pa harruar aventurën te Gjilani në Kosovë.
View this post on Instagram
Poll






