Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ka bërë një hap të ri në karrierën e tij duke u transferuar te klubi arab Diriyah Club. Lëvizja është zyrtarizuar në rrjetet sociale përmes një postimi të përbashkët nga vetë klubi dhe lojtari.
Gjimshiti ka mbyllur periudhën e tij 10-vjeçare te Atalanta nga sezoni 2018 deri në 2026, ndërsa më parë ka luajtur edhe për FC Zurich nga 2012 deri në 2016, Avellino nga 2016 deri në 2017 dhe Benevento nga 2017 deri në 2018. Ky do të jetë klubi i pestë në karierën e mbrojtësit kuqezi, dhe pritet që ai të lërë gjurm ashtu siç ka bërë dhe në të kaluarën.
Gjatë karrierës së tij, ai ka fituar 1 UEFA Europa League dhe 2 Kupa të Zvicrës. Ai është shpallur Lideri dhe Lojtari më i mirë shqiptar për vitin 2024/2025, si dhe është përfshirë në formacionin e vitit të UEFA Europa League për sezonin 2023/2024.
View this post on Instagram






