Kombetarja shqiptare
Mbrojtësi i Kombëtares, Bujar Pllana është bërë me klub të ri. 24-vjeçari është transferuar te Grasshopper Club Zurich në Superligën zviceriane. Kontratë 2-vjeçare, ndërsa me bardheblutë, do të mbaj numrin 44.
Aventura e fundit profesionale e Pllanës ishte te Lechia Gdansk në Poloni. “Grasshopper Club Zurich ka forcuar mbrojtjen e saj me nënshkrimin e lojtarit shqiptar Bujar Pllana.
Qendërmbrojtësi ka firmosur kontratë deri në fund të sezonit 2027/28 dhe do të veshë fanelën me numër 44”, postimi nga klubi i Zvicrës.
Grasshopper Club Zurich janë “rekordmen” në Superligën e Zvicrës me 27 tituj kampion, ndërsa aktualisht, pozita e kapitenit i takon Amir Abrashit, ish-mesfushorit të Kombëtares.
View this post on Instagram
Poll






