Tottenham - Manchester United dhe Armend Muslika
Datë që nuk do të harrohet kurrë për Armend Muslikën. Talenti shqiptar ka firmosur kontratën e parë për një klub profesionist, Tottenham Hotspur.
Mesfushori 17-vjeçar ia ka dalë të bind drejtuesit e “Gjelave” për të nënshkruar me një nga klubet elitare të Premier League. Protagonisti në fjalë bën pjesë te moshat U-17 të Kombëtares, ndërsa konsiderohet si një nga talentet më të mëdhenj që luan me Shqipërinë.
“I lumtur që nënshkruaj kontratën time të parë profesionale, faleminderit të gjithëve që më kanë mbështetur. Ky është vetëm fillimi!”, mesazhi i Muslikës pas hedhjes së firmës me “Gjelat” londinez.
View this post on Instagram
Poll






