Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

ZYRTARE/ Indrit Tuci bën lëvizjen e re, sulmuesi i Kombëtares i bashkohet gjigantëve sllovenë

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Indrit Tuci bën lëvizjen e re, sulmuesi i Kombëtares i
Indrit Tuci

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Indrit Tuci, është zyrtarisht lojtari më i ri i klubit slloven, Olimpija e Lubjanës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale, ku 25-vjeçari është mirëpritur me ngrohtësi si pjesë e "dragonjve" jeshilë dhe ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me sllovenët.

Gjatë karrierës së tij, Tuci ka luajtur dhe ka fituar eksperiencë në kampionate të ndryshme, duke u aktivizuar në Kroaci, Çeki dhe Turqi. Gjatë periudhës së tij me Sparta Pragën në Çeki, ai ka fituar kampionatin dhe kupën kombëtare, si dhe është aktivizuar në kompeticionet evropiane.

Me këtë lëvizje, sulmuesi kuqezi shton një tjetër eksperiencë të rëndësishme në karrierën e tij ndërkombëtare, duke u bërë një armë e fortë shtesë për repartin e sulmit të Olimpijas së Lubjanës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by NK Olimpija Ljubljana (@nkolimpija)

Poll

Lexo gjithashtu