Frederik Veseli
Frederik Veseli është futbollisti më i ri i Livornos. Mbrojtësi 33-vjeçar vendosi që të largohej nga Sudtirol, për të nisur një aventurë të re me ekipin e Serie C italiane.
Me klubin e ligës së 3-të, Veseli ka firmosur një kontratë 2-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2028. Kështu, mbrojtësi i “harruar” nga Kombëtarja shqiptare, nis një rrugëtim të ri.
Kujtojmë se Veseli e ka nisur karrierën në Zvicër me Yverdon. Ndërsa më vonë ka luajtur me ekipe si Manchester City, Manchester United, Ipswich, Bury, Port Vale, Lugano, Empoli, Le Mans, Salernitana, Benevento, Karagumruk dhe Egnatia.
Poll






