Endri Çekiçi është zyrtarisht lojtari i ri i Gabalës, ekip i cili miltion në kampionatin azerbajxhanas. Njoftimin e ka dhënë vetë klubi përmes një postimi të shpërndarë pak minuta më parë në rrjetet sociale, ku shkruhet se 29-vjeçari do të jetë pjesë e skuadrës vetëm për një vit, pra kontratë e vlefshme për këtë sezon 2026/27.
Video me të cilën është prezantuar Çekiçi ka një domethënie të veçantë. Mesfushori shihet duke parë në laptop momentet “pikante” ku ka spikatur me golat e shënuar në përvojat e mëparshme, ndërsa tashmë hap një kapitull të ri në karrierën e tij.
Më parë, Endri Çekiçi ka qenë pjesë e klubeve të ndryshme si Zakho SC, Adanaspor, Konyaspor, Pendikspor, Dinamo e Zagrebit, ndërsa mbart dhe një eksperiencë në Shqipëri me Teutën.
View this post on Instagram






