Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

ZYRTARE/ “Benjamin” i Alban Bushit, mbrojtësi me të shkuar te Milani çudit me ekipin e ri

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ “Benjamin” i Alban Bushit, mbrojtësi me të shkuar
Foto ilustruese: AC Milan & Alban Bushi

Ervin Bashi është futbollisti më i ri i Crotone. Qendërmbrojtësi 21-vjeçar vendosi që të largohej nga Catanzaro, për të nisur një aventurë të re në Serie B italiane.

Tek klubi i ri, shqiptari do të jetë në formë huazimi, “formulë” që do të zgjasë deri në fund të sezonit 2026/2027. Ndërsa me klubin që e ka në pronësi, Catanzaro, Bashi ka kontratë deri në 2028-ën.

Kujtojmë se mbrojtësi është “benjamin” i Alban Bushit te Kombëtarja U21, pasi ftohet rregullisht. Ndërsa Bashi ka edhe një të shkuar te Milan, pasi ka luajtur me ekipin U18 të “Djallit”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FC Crotone (@fccrotoneoff)

Poll

Lexo gjithashtu