Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

“Zhdukja” e pashpjegueshme, si Mario Mitaj u “degdis” në stol te Genoa pas ndeshjes në Kupë

Shkruar nga NEWSPORT
“Zhdukja” e pashpjegueshme, si Mario Mitaj u “degdis”
Mario Mitaj

Transferimi i Mario Mitaj te Genoa u pa si një “trampolinë” e rëndësishme në karrierë, pasi mbrojtësi la Arabinë Saudite për t’u rikthyer sërish në Europë. Për yllin e Kombëtares u derdhën në arkat e klubit saudit, Al Ittihad 2 milionë euro që vlejnë vetëm për huazimin e shqiptarit, ndërsa ekziston dhe mundësia e blerjes në fundin e sezonit.

Nisja e parë ishte fillimi i mbarë për Mitaj që u konsiderua për ndeshjen e Kupës që Genoa luajti kundër Ascolit më 16 gusht, sfidë në të cilën kontribuoi edhe me asist. Mirëpo, ajo çfarë konsiderohet e pashpjegueshme është fakti se që prej asaj përballje, Mitaj nuk është parë në fushë në ndeshjet e fundit, sidomos në humbjen 1-4 kundër Como. Plot tre ndeshje radhazi që 23-vjeçari mbetet në stol dhe duke mos u konsideruar nga trajneri Daniele De Rossi.

Sa i takon vetë Genoas, situata mbetet akoma dhe më e vështirë. Vetëm një pikë në 3 javë dhe në vendin e fundit të renditjes. Shenja aspak të mira në kampionat, ndërsa duhet reagim i menjëhershëm për të shmangur “arratisjen” e rivalëve të drejtpërdrejtë për mbijetesën. Ndoshta, edhe për Mitajn mund të vijë edhe momenti i “thyerjes së akullit”, për ta parë sërish aktiv në fushë.  

Poll

Lexo gjithashtu