Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Vendimtar në ndeshjen e parë si titullar, Mirlind Daku kthen Spartak Moskën tek fitorja

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Vendimtar në ndeshjen e parë si titullar, Mirlind Daku kthen
Mirlind Daku

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, ka nisur aventurën e tij te skuadra e re e Spartak Moska në mënyrën më të mirë të mundshme.

Në ndeshjen e tij të parë zyrtare me fanelën e skuadrës moskovite, Daku ka bërë një debutim fantastik duke regjistruar menjëherë një asist vendimtar pasi fitoi topin në një duel në minutën e 20-të. Ky start ka ngjallur entuziazëm për rolin e ri që sulmuesi pritet të ketë nën urdhërat e stafit teknik, ndryshe nga periudha e tij e mëparshme te Rubin Kazan.

Sulmuesi e luajti të gjithë sfidën, me Spartakun e Moskës që arriti të fitonte me 2-1 duke rimarrë vendin e tretë në kampionat.

Asisti i Mirlind Dakut

 

 

Poll

Lexo gjithashtu