Indrit Tuci
Indrit Tuci po përjeton momentin e tij më të mirë te Olimpija Ljubljana në Slloveni. Sulmuesi i Kombëtares e vërtetoi se sa “vrastar” është para portës në ndeshjen e fundit që skuadra e tij barazoi 3-3 me Muran, e vlefshme për javën e 11-të të kampionatit slloven.
Tuci fillimisht zhbllokon shifrat në minutën e 31-të, përpara se të gjente dhe golin e dytë në të 52-tën. Mirëpo, avantazhi i dyfishtë u thye nga miqtë që shënuan me Kasalo dhe Orian, përpara se Marin të rikthente vendasit në avantazh për të tretën herë.
Megjithatë, për Muran pati vend edhe për një tjetër reagim, ku Matic shënoi në të 78-tën, gol që mbylli edhe llogaritë e sfidës, duke bërë që dy skuadrat të dalin me nga një pikë.






