A di të ndalet Myrto Uzuni? Përgjigjia është fare e thjeshtë, jo! Sulmuesi i Kombëtares po e vërteton më së miri se forma e tij është kaq fantastike, saqë ia ka dalë të gjejë rrugën e rrjetës në të dytën ndeshje radhazi, këtë herë përballë Club Amerika, takim ky i vlefshëm për Leagues Cup.
Ishte minuta e 67-të, kur beratasi shënoi golin e barazimit për Austin, dhe jo një gol i zakonshëm. Pasi topi kaloi të gjithë pasqyrën e portës nga krosimi i një prej shokëve të skuadrës, Myrto Uzuni “rrëmben” shansin e artë dhe lëshon një goditje në perfeksion duke mos i lënë asnjë shans portierit të vendasve për reagim.
Ndeshja e cila shkoi përtej kohës së rregullt, ku u deshën vetëm penaltitë për fituesin, i buzëqeshi skuadrës së Uzunit, që fitoi 5-4 në “ruletën ruse”. Pikërisht, sulmuesi shqiptar i dha një “dorë” ekipit amerikan duke shënuar njërin prej golave.
VIDEO E GOLIT:
Goli i Myrto Uzunit






