Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Teknikë e shkëlqyer dhe finalizim prej goleadori, Armend Muslika tregon “bishën” në stërvitje

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Teknikë e shkëlqyer dhe finalizim prej goleadori, Armend
Armend Muslika

Ka mjaftuar një video për të kuptuar të gjithë potencialin e Armend Muslikës, ajo çfarë fshihet pas performancave pozitve të mesfushorit shqiptar me ekipin e moshave të Tottenham.

Gjatë një seance stërvitore, duket Muslika që lëviz bukur me topin, e përplas mjaft bukur duke përdorur të dyja këmbët dhe me një goditje potente shënjestron saktë këndin e sipërm të portës në cepin e majtë. Teknikë e shkëlqyer për një talent tek i cili pritshmëritë janë shumë të mëdha.

Madje, edhe faqja e njohur në rrjetet sociale “The Talent Hunter”, i ka bërë një përshkrim në formën e vlerësimit djaloshit të talentuar shqiptar, duke përmendur rritjen e tij, si në aspektin e ndjekësve në Instagram, ku numëron plot 2.6 milionë të tillë, por edhe për numrat që ka regjistruar në fushë, 6 gola në 9 prezenca në Premier League-n e moshave U-18.

“Ai konsiderohet gjerësisht edhe një prej gjuajtësve më të mirë të goditjeve të dënimit për moshën që ka. Teknika e tij në atë goditje është e çmendur”, shkruan platforma e njohur.

Duhet thënë se veçori e Muslikës janë pikërisht goditjet nga distanca, qofshin këto goditje dënimi apo edhe tentativa të ngjashme në kënde të ndryshme të portës. Veti që e kanë transformuar totalisht lojtarin dhe që e shpërblyen edhe me kontratën e parë profesionale, me një gjigant në Angli si Tottenham.   

Lexo gjithashtu