Taulant Seferi duke festuar golin
Taulant Seferi asistoi pak minuta më parë në ndeshjen që ekipi i tij Kayserispor po fiton 0-3 përballë Erokspor në transfertë. Mirëpo, sulmuesi nga Kumanova nuk është ndalur me kaq.
Në minutën e 68-të të ndeshjes, Seferi ka gjetur edhe rrugën e rrjetës. Kështu, sulmuesi 29-vjeçar shkon në kuotën e 5 golave në këtë fillim sezoni si dhe numëron edhe dy asiste.
Një lajm mjaft i mirë ky edhe për Kombëtaren shqiptare, që është në prag të ndeshjeve të Nations League. Trajneri Ronaldo Maran, do të ketë një sulmues në formë, që po shënon rregullisht.
Goli i Taulant Seferit
Poll







