Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Taulant Seferi “përbindësh” golash në Turqi, shënon të radhës në prag të ndeshjeve të Kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Taulant Seferi “përbindësh” golash në Turqi,
Taulant Seferi

Taulant Seferi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Kayserispor po fiton në shtëpi përballë Istanbulspor. Momentalisht, sfida e javës së 7-të të Ligës së Parë turke, është 3-0.

Ishte pikërisht sulmuesi nga Kumanova, ai që shënoi golin e parë për të tijët. Seferi e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 25-të, duke i hapur rrugën golave të tjerë.

Një tjetër paraqitje e mirë për shqiptarin, në prag të ndeshjeve të Kombëtares. Kështu, sulmuesi i dërgon mesazh të qartë Rolando Maran, se është gati për një tjetër shans me fanellën kuqezi.

Goli i Taulant Seferi

 

Poll

Lexo gjithashtu