Taulant Seferi vazhdon formën e mirë në Ligën e Parë turke me Kayserispor. Sulmuesi i Kombëtares shqiptari shkëlqeu edhe në fitoren e sotme me shifrat 4-0 përballë Istanbulspor.
Futbollisti me origjinë nga Kumanova shënoi golin e parë për të tijët në minutën e 25-të, duke i hapur rrugë “pokerit”. Ndërsa Seferi, ishte autor edhe i golit të katërt për Kayserispor, duke shënuar edhe në të 83-tën.
Goli i dytë i Taulant Seferit
Kështu, 29-vjeçari shkon në kuotën e 7 golave në Ligën e Parë të Turqisë në këtë start sezoni. Seferi parakalon sulmuesin tjetër shqiptar, Rey Manajn, i cili e ka tundur rrjetën 6 herë.
Me këtë formë, Seferi i dërgon mesazh të qartë edhe trajnerit të Kombëtares shqiptare, Rolando Maran. Vetëm pas pak ditësh, do të publikohet edhe lista e Shqipërisë për ndeshjet e Nations League.







