Taulant Seferi
Kayserispor fitoi me rezultatin e thellë 6-0 përballë Muglaspor, sfidë e vlefshme në kuadër të javës së 13 të Ligës së Parë turke. Dy nga golat e shënuar, mbajtën “firmën” e Taulant Seferit.
Sulmuesi i Kombëtares dha fillimisht asistin për golin e parë drejt Camara i cili çoi shifrat në 1-0 që në minutën e 6-të, ndërsa në minutën e 78-të shënoi një supergol, pas një pasimi të dhënë nga Camara që i ktheu mbrapsht “asistin”.
Paraqitje e shkëlqyer që Seferi ia delegon pikërisht Maran nga Turqia, ndërsa pas disa ditësh do të shpallet edhe lista e trajnerit për ndeshjet e Kombëtares. Kujtojmë se pak ditë më parë, edhe Ernest Muçi na dhuroi një gol të jashtëzakonshëm me Trabzonsporin.






