Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Tashmë i duket një lojë fëmijësh, Enis Rexhepi shënon sërish në Champions, këtë herë e pëson Galatasaray

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Tashmë i duket një lojë fëmijësh, Enis Rexhepi
Enis Rexhepi

Është zhvilluar mesditën e sotme ndeshja mes Galatasarayt U-19 dhe Stuttgart U-19, takim i vlefshëm për UEFA Youth League, raundi i 4-të. Sfida përfundoi në barazimin 2-2.

Enis Rexhepi u shfaq sërish në repertorin e golashënuesve në minutën  49-të, kur shifrat ishin në favorin e skuadrës turke. Sulmuesi përfiton nga një pritje jo e mirë e portierit Yilmaz dhe me të majtën godet saktë kuadratin e portës për të barazuar shifrat në 1-1.

Sa i përket golave të tjerë, Galatasaray e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 73-të falë Tagayt, ndërsa Stuttgart reagoi sërish në çastet e fundit, përkatësisht minuta e 87 me Kenmoe, duke dalë me një pikë nga kjo sfidë.

Për Rexhepin, ky është goli i 7-të që shënon në këtë turne të Championsit për të rinjtë, ndërsa është i treti radhazi brenda dy ndeshjeve në këtë kompeticion. Një figurë e mirë në arenën evropiane për talentin shqiptar që mbetet ende nën “lupën” e Kombëtares, si dhe në atë të Kosovës.

 

Lexo gjithashtu