Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Talenti i Kombëtares me hapa “galopantë” te Juventusi, prezent në fushë përballë Chelsea

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Talenti i Kombëtares me hapa “galopantë” te
Arman Durmishi te Juventusi

Edhe pse është vetëm 18 vjeç, Arman Durmishi duket se ia ka fituar besimin trajnerit Luciano Spalleti. Gjatë fazës përgatitore, “timonieri” italian e ka grumbulluar me ekipin e parë talentin, madje edhe me minutazh në këmbë.

Sot përballë Chelsea, sulmuesi i Shqipërisë U-19, u inkuadrua në lojë përgjatë minutës së 75-të, në vendin e Jonathan David. Kjo qasje, jep shpresë se Durmishi mund të “çajë” në ekipin e parë të “Zonjës së Vjetër”, pas një kohe jo të gjatë.

Përsa i takon ndeshjes, Juventusi fitoi 1 – 0 karshi Chelsea, vendosi goli i sulmuesit shqiptar të Kosovës, Edon Zhegrova, minuta e 68-të.   

Poll

Lexo gjithashtu