Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Shpërdoroi rastin flagrant për të evituar humbjen e Shqipërisë, Mirlind Daku mesazh tifozëve

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Shpërdoroi rastin flagrant për të evituar humbjen e
Mirlind Daku

Në minutën e 82-të, i futur në fushë si zëvendësues, sulmuesi i Kombëtares, Mirlind Daku, pati të gjithë mundësinë për të barazuar ndeshjen dhe evituar humbjen e Shqipërisë.

28-vjeçari mori topin e bukur nga thellësia prej Hysajt, e zotëroi me mjeshtëri dhe, në momentin kur duhej të godiste, gaboi, duke shpërdoruar një rast të artë për gol.

Pas këtij episodi dhe humbjes, së fundmi, Mirlind Daku ka shpërndarë një mesazh në rrjetet sociale, përmes “story”-t në Instagram.

“Faleminderit shqiptarëve nga Finlanda dhe vendet e tjera. Faleminderit për përkrahjen e jashtëzakonshme. Do të rikthehemi”, shkruan Daku. Ndeshja e radhës për Shqipërinë është më datën 6 tetor, kundër San Marinos, në “Air Albania”.

VIDEO/ Shpërdoroi rastin flagrant për të evituar humbjen e
"Story" i Mirlind Dakut

82' - Rast flagrant i shpërdoruar nga Mirlind Daku përballë portierit rival

 

Lexo gjithashtu