Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Prekje “mjeshtërore”! Ernest Muçi “trondit” portën rivale dhe gjen GOLIN me Trabzonspor

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Prekje “mjeshtërore”! Ernest Muçi
Ernest Muçi

Ndërsa kanë ende edhe pak minuta nga përfundimi i pjesës së parë mes Samsunsporit dhe Trabzonsporit, java e 7-të e Superligës turke, sulmuesi i Shqipërisë, Ernest Muçi ka gjetur golin.

Në minutën e 28-të, sulmuesi pogradecar, me prekjen plot “klas”, ia doli të mposhtte portierin rival. Pikërisht finalizimi i 25-vjeçarit po i jep fitoren e deritanishme skuadrës nga qyteti i Trabzonit.

Edhe pse u mendua se lojtari i Kombëtares mund të mos luante në këtë përballje, për shkak të problemeve të vogla fiizike, trajneri gjerman Reis, i besoi që nga minuta e parë bomberit kuqezi dhe ka bërë mirë, pasi rezultati po i jep të drejtë, sikurse tempi i treguar deri tani nga ish-sulmuesi i Tiranës.   

Lexo gjithashtu