Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ “Një shqiptar në klub, një turp për...”, plas keq në Serbi pas transferimit të bujshëm të Mirlind Dakut në Moskë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “Një shqiptar në klub, një turp për...”,
Banderola serbe në të majtë dhe Milrind Daku, në qendër logo e Crvena zvezda

Transferimi i Mirlind Dakut nga Rubin Kazan te Spartaku i Moskës nuk është “kapërdirë” lehtë nga serbët. Siç shkruan edhe mediumi rus “Hoboctn”, gjithçka ka ndodhur në sfidën mes Crvena zvezda (Ylli i Kuq) dhe Partizanit të Beogradit, ndeshje e luajtur më 6 shtator dhe e përfunduar 2-1 në favor të vendësve.

Një banderolë në tribunat e ultrasve serbë të ekipit pritës ka rënë në sy të mediave, ku përmendet Mirlind Daku. “Një shqiptar në klub, një turp për Spartakun e Moskës”, nga gjuha serbe përshtatur në shqip, mesazhi i tifozëve të Crvena zvezdas.

Sa i përket sulmuesit të Shqipërisë, nisja e tij ka qenë tejet pozitive. 2 asiste dhe një gol për Dakun me ekipin e Spartakut, ndërsa me Rubin Kazan pati gjithashtu një fillim “të furishëm”, 3 gola të shënuar. Kalimi i tij nga kjo skuadër në Moskë u krye për shifrën e 11 milionë eurove.

Përtej kontestimeve jashtë fushës, shqiptari ka zgjedhur t’i injorojë duke u përqëndruar maksimalisht te objektivat që ka me klubin e kuq.   

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Poll

Lexo gjithashtu