Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Në fillim kap traversën dhe në tentativën e dytë gjen golin, Odise Roshi shfaq instiktet “vrastare” para portës dhe feston si Ronaldo

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Në fillim kap traversën dhe në tentativën e dytë
Odise Roshi

Odise Roshi mbetet po i njëjti, sado vitet të ndryshojnë. Këtë, ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare e ka vërtetuar dhe në ndeshjen që ekipi i tij Keciorengucu fitoi 0-2 në transfertë përballë Bodrumspor, e vlefshme për raundin 9-të të Ligës së Parë në Turqi.

Pas një sërë tentativash drejt portës së vendasve, Odise Roshi këtë herë nuk zhgënjen dhe gjen saktë kuadratin e portës pas një gjuajtje perfekte me kokë. Më pas, ish-i anësori kuqezi nis të festojë në stilin e “CR7”-tës me “Siu”-në e famshme.

Momentalisht, Keciorengucu ndodhet në vendin e 3-të në kuotën e 16 pikëve, zonë që e “katapulton” në “play off” për ngjitjen në elitën e Superligës, sezonin e ardhshëm.

 

 

Lexo gjithashtu