Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Ndërhyrje “horror” e Enea Mihaj në kampionatin amerikan, mbrojtësi s’i shpëton kartonit të kuq dhe as… gjobës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Ndërhyrje “horror” e Enea Mihaj në kampionatin
Kartoni i kuq i Enea Mihaj

Enea Mihaj është kthyer në një nga lojtarët kyç të ekipit të tij Atlanta United në MLS. Lojtari kuqezi është duke u aktivizuar rregullisht që pas kalimit të tij vitin e kaluar. Ndeshja e fundit nuk rezultoi dhe aq pozitive për mbrojtësin.

Në ndeshjen ndaj Philadelphia-s në kampionat, futbollisti u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të fortë nga mbrapa. Dhe pse ai nuk ishte darkort për kartonin e marrë, gjyqtari i takimit pasi u konsultua me VAR-in e dërgoi atë në dhomat e zhveshjes.

Pas kartonit të marrë, komisioni disiplinor i MLS-së ka gjobitur Mihajn për mos daljen në kohë nga fusha e lojës dhe protestave pas vendimit të marrë nga gjyqtari.

Ndërhyerja e Enea Mihaj

Poll

Lexo gjithashtu