Duhej nata perfekte dhe Myrto Uzuni ia del më së miri të shfaqet në kornizën e protagonistit. Sulmuesi i Shqipërisë ishte thjesht fenomenal në ndeshjen që skuadra e tij Austin fitoi me rezultatin e pastër 3-0 përballë Pueblas, takim ky i vlefshëm për Leagues Cup.
Uzuni i shënoi të tre golat, njëri më i bukur se tjetri, për të gjithë ata që shijuan “klasin” e beratasit. Fillimisht në minutën e 4-të, sulmuesi shqiptar gjen rrjetën falë një goditje dënimi. Një gjuajtje spektakolare që lë të pashpresë portierin e miqve.
I dyti nuk vonon dhe në “repertorin” e Uzunit koleksionohet një tjetër gol, pas vetëm 3 minutash. Falë shërbimit nga Ramirez, 31-vjeçari nuk humbet kohë dhe godet drejt portës për të mposhtur sërish Rodriguez, për shifrat 2-0.
Dhe në fund, “qershia mbi tortë”. Pas një rivënie këndore, një skemë “gjeniale” nga Austin gjen në pozicionimin perfekt Myrton që lëshon “predhën” me të djathtën dhe “gjunjëzon” kundërshtarin. Më pas, festa legjitime e lojtarëve të Austin që marrin fitoren e dytë radhazi dhe shkojnë në kuotën e 6 pikëve.
GOLAT






