Momenti i golit, aksioni i ndërtuar nga Uzuni
Myrto Uzuni është bërë sërish protagonist në fitoren e skuadrës së tij Austin FC, në ndeshjen e vlefshme të Leagues Cup përballë Club Tijuanës, përfunduar në shifrat 2-0.
Sulmuesi i Kombëtares shërbeu saktë drejt shokut të skuadrës, Joseph Rosales për golin e epërsisë në minutën e 16-të.
Një pasim i shkëlqyer në një kënd disi të vështirë, por jo të pamundur për beratasin që gjen në pozicionimin perfekt hondurasin, i cili dërgon topin në cepin e portës dhe mposht portierin Rodriguez.
Falë paraqitjes tejet pozitive, ku vetë Uzuni pati edhe 3 raste për shënim, platforma e vlerësimeve “Sofascore” i dha notën 7.0.
Shërbimi i Uzunit për Rosales.






