Goli i Qazim Laçit
Ndërsa ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Çorum – Rizespor, e vlefshme për javën e 8-të të Superligës së Turqisë, mesfushori i Kombëtares, Qazim Laçi, ka shënuar një eurogol në minutën e 32-të.
I gjendur brenda zonës, por në distancë nga porta, Laçi, pa lëvizur nga vendi, merr pasimin dhe godet në cepin e sipërm të portës.
Në këtë kënd, portieri kundërshtar nuk pati asnjë shans për ta pritur apo devijuar topin.






