Mirlind Daku dhe Ernest Muçi
Shqipëria mori fitoren e vuajtur 2–1 kundër San Marinos, ndërsa goli i fitores u shënua vetëm në minutën e 90+3 nga Kristjan Asllani, nga penalltia.
Një ndeshje që solli shumë befasi, pasi San Marino nuk i kishte shënuar kurrë më parë Kombëtares, por mbrëmë u “thye” ky “mit” për rivalin.
Sulmuesi i kuqezinjve, Mirlind Daku, mori disa minuta në pjesën e dytë, ndërsa pati edhe shans për gol, por pa mundur të “tundte rrjetën” mike.
Në një video të postuar në rrjetet sociale nga gazetari sportiv i TV Klan, Kristi Sejatllari, evidentohet Daku, të cilit i kullojnë gjunjët gjak nga goditjet e marra gjatë ndeshjes.
View this post on Instagram






