Eurogoli i Ernest Muçit dhe Armand Duka
Në ndeshjen e mbajtur dje Trabzonspor – Gaziantep, 2 – 0, sulmuesi i Shqipërisë, Ernest Muçi, rezultoi protagonist absolut, me asist dhe supergol.
Në minutën e 45+2’, bomberi pogradecar kontriboi me asist në finalizimin e Savic, ndërsa në fraksionin e dytë, Muçi shënoi eurogol nga distanca, duke marrë duartrokitjet nga tifozët në stadium. Për këtë “kryevepër” të Ernest Muçit ka reaguar edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka.
Ndërsa shfaqet golin e ish-sulmuesit të Tiranës me video në “story”, Duka e shoqëron me emojin e “duartrokitjeve” dhe flamurin shqiptar.
Në 9 ndeshje te Superligës turke me Trabzonspor, sulmuesi i Kombëtares regjistron 3 gola dhe 6 asiste, moment fenomenal në karrierë.
"Story" i Armand Dukës
View this post on Instagram






