Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Kanë bërë “namin” me gola në Superiore, ish-ët e Dinamos nuk dinë të ndalen dhe vazhdojnë shkëlqimin në Premier League

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Kanë bërë “namin” me gola në Superiore,
Baton Zabërgja dhe Peter Itodo

Është mbyllur pjesa e parë e sfidës mes FC Kharkiv dhe Obolon, i vlefshëm për javën e pestë të Premier League-s ukrainase, rezultati 5-0.

Protagonistë në këtë fitore që po arrijnë vendësit janë bërë sërish ish-yjet e Dinamos, Peter Itodo dhe Baton Zabërgja. Itodo shënoi të parin nga pika e bardhë në minutën e 9-të, përpara se Zabërgja të shërbente saktë në të 13-tën për Paracon te goli i dytë.

Golin e tretë e shënoi Zabërgja në minutën e 14-të, i shërbyer pikërisht nga Itodo i cili gjithashtu shënoi të dytin personal në minutën e 45'+1. pak çaste para mbylljes së pjesës së parë. Një tjetër paraqitje fantastike nga dy lojtarët që kanë lënë gjurmë me golat në Superiore, sa ishin pjesë e dinamovitëve, nën drejtimin e Ilir Dajës.  

 

 

Poll

Lexo gjithashtu